Stoke refuzon shitjen e Butlandit te Liverpooli

20 janar 2018 | 13:59

Liverpooli raportohet se është informuar nga Stoke City se portieri Jack Butland nuk do të shitet gjatë afatit kalimtar të janarit.

“Të kuqtë” është lidhur me një kalim për anglezin, i cili pëlqen kalimin në Anfield nëse largohet nga Stoke.

Sipas The Express, Stoke ka paralajmëruar se nuk do të pranojë ofertë më të vogël se 40 milionë funte ndërsa Liverpooli është në kërkim të një portieri pas formës së dobët të Loris Kariusit dhe Simon Mignolet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në profilin…