Stoltenbergu: Nuk mund ta marrim paqen dhe sigurinë si të mirëqena

17 mars 2022 | 13:26

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se “lufta e presidentit Vladimir Putin kundër Ukrainës ka shkatërruar paqen dhe ka tronditur botën”.

Këtë deklaratë ai e ka dhënë në një konferencë për media në Berlin me kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

Stoltenbergu ka nderuar forcat e Kievit dhe është zotuar të vazhdojë t’i mbështesë ato “për të mbështetur të drejtën për vetëmbrojtje të sanksionuar në kartën e OKB-së”.

Më tutje, ai ka lavdëruar Gjermaninë për mbështetjen e saj ushtarake dhe humanitare ndaj Ukrainës, duke vënë në dukje se “NATO ka një përgjegjësi për të parandaluar që kjo luftë të përshkallëzohet më tutje”.

Shefi i NATO-s ka paralajmëruar anëtarët e bllokut të sigurisë se “nuk mund ta marrim paqen dhe sigurinë si të mirëqenë”.

“Dje, ministrat e mbrojtjes filluan të shqyrtojnë se çfarë duhet të bëjmë për të forcuar mbrojtjen dhe parandalimin tonë për një afat më të gjatë. Kjo do të kërkojë rritje të mëdha të investimeve në mbrojtje”, ka thënë Stoltenbergu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari aktual i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi…