Stoltenbergu: Putini e ka humbur përgjithmonë Ukrainën

24 dhjetor 2023 | 14:35

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg është i mendimit se Rusia me gjithë sforcimin e madh ushtarak nuk është duke i arritur qëllimet e saj të luftës në Ukrainë.

Sipas Stoltenberg, qëllimi i pushtimit të Ukrainës nga Putini ishte të pengonte që Ukraina të lëvizte në drejtim të NATO-s dhe Bashkimit Evropian (BE).

Por, pas dy vitesh luftë, Ukraina është më pranë NATO-s dhe BE, se kurrë më parë. Duke iu referuar qëndrimit rus, që e ka parë Ukrainën gjithmonë si pjesë të influencës strategjike të Rusisë, Stoltenberg ka thënë se, “presidenti Putin e ka humbur përgjithmonë Ukrainën”.

“Ky është një dështim i madh strategjik për Rusinë”, ka thënë ai në një intervistë për agjencinë gjermane të lajmeve, “DPA”.

Ai është shprehur shumë i sigurt se Ukraina do ta arrijë një ditë synimin e saj për të qenë anëtare e NATO-s.

Në këtë intervistë, ai i është referuar edhe çmimit të lartë që ka paguar Rusia për këtë luftë. Ky vend ka humbur qindra avionë luftarakë dhe mijëra tanke, duke përfshirë 300 mijë ushtarë.

Sipas shërbimeve sekrete të ShBA-së në luftën në Ukrainë janë vrarë apo plagosur 315.000 ushtarë rusë. Po ashtu si pasojë e luftës është rritur inflacioni dhe është ulur standardi i jetesës. Nga ana tjetër politikisht Rusia është më e izoluar, se kurrë më parë.

Në të njëjtën kohë, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka paralajmëruar zhvillimet që kërkojnë një fund të shpejtë të luftës dhe nuk beson se Putini pas rizgjedhjes më 17 mars do të ndërrojë kurs.

“Ne nuk kemi asnjë shenjë se Putini do të ndryshojë objektivat e politikën e tij. Ai do të përpiqet të pushtojë territore të tjera”, është shprehur Stoltenbergu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka ndërruar jetë në moshë të re Valon Thaqi nga…