Strakosha: Rëndësi ka vetëm fitorja

17 shtator 2018 | 17:55

Thomas Strakosha ka qenë vendimtar në fitoren e Lazios në udhëtim te Empoli 0-1. Portieri shqiptar, ka bërë disa pritje vendimtare, ku njëra nga to ishte në sekondat e fundit ndaj Caputos. Pas ndeshjes Strakosha ka folur për fitoren e madhe në udhëtim.

“Nuk e prisja atë goditje, kur e pash topin në atë moment kisha frikë se do të shënonin. E rëndësishme është që e prita, dhe jemi të kënaqur me rezultatin që arritëm si skuadër. Rëndësi në fund ka vetëm fitorja”, ka thënë Strakosha.

“E kemi parë që Empoli ka një ekip të mirë, dhe e treguan edhe sot. Përgëzime edhe për ta. Duhet ta nisim nga këtu, pasi akoma na presin ndeshje të vështira. Dy takimet e para ishin të vështira, por mësuam nga ato humbje, dhe tani morëm dy fitore. Na mbetet të arrijmë edhe formën e mirë fizike, dhe jemi në rrugën e duhur”, ka deklaruar Strakosha.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një intervistë për gazetën serbe “Telegraf”, kryetari i Kuvendit,…