Strukturat ilegale të Beogradit po kërkojnë të kthehen në kohë

29 maj 2023 | 13:20

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Kreshnik Ahmeti, ka reaguar pas tensioneve në veri të vendit.

Ahmeti ka thënë se strukturat ilegale të Beogradit po kërkojnë të kthehen drejt Rusisë duke theksuar se kjo po ndodh përderisa Kosova po përparon në reformën në drejtësi dhe sundimin e ligjit.

“Përderisa Kosova po përparon në reformën në drejtësi, demokracinë dhe sundimin e ligjit, motivet dhe qëllimet e strukturave ilegale të dhunshme të Beogradit në veri të Kosovës janë të qarta. Ata po kërkojnë të pamundurën: të kthehen në kohë dhe drejt Rusisë”, ka deklaruar Ahmeti në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është ndërprerë konkursi për dy nga shtatë pozitat e shpallura…