Studentë nga ShBA-ja vizitojnë Universitetin “Ukshin Hoti”

15 janar 2019 | 13:40

Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren e kanë vizituar të martën një grup studentësh të profileve të ndryshme nga Universiteti Drake në Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ata janë pritur në takim nga ushtruesi i detyrës së rektorit të këtij universiteti, Ismet Temaj.

Me këtë rast, Temaj i ka njoftuar studentët me gjendjen në universitet, të arriturat dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet ky institucion.

Ndër të tjera, Temaj  ka bërë me dije se në UPZ është specifikë organizimi i studimeve në disa drejtime, krahas gjuhës shqipe edhe në gjuhën turke dhe boshnjake, në Fakultetin e Edukimit dhe në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike. Temaj ka thënë se UPZ-ja ka bashkëpunim më shumë universitete si brenda vendit, në regjion dhe më gjerë, përfshirë edhe ShBA-në.

Ndërsa studentët ishin kureshtarë të dinin më shumë për UPZ-në dhe për gjendjen në arsimin e lartë në përgjithësi në vend. Në fund të vizitës ata janë njoftuar me hapësirat në kampusin e Universitetit  “Ukshin Hoti”.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka pritur të…