Studimi: Personat e prekur nga Covid, rrezikojnë të ri-infektohen nga varianti Brazilian

02 mars 2021 | 22:53

Varianti Brazilian (P.1) i koronavirusit besohet se është shfaqur në Manaus, në Amazon në nëntor të 2020 dhe më pas është përhapur në disa vende të botës, përfshirë edhe Italinë.

Sondazhet e reja, realizuar në Brazil tregojnë se ky variant karakterizohet nga rreth 20 mutacione.

Studimi i botuar në revistën Science ndjekur edhe nga shkencëtarë të Colege London dhe Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit të Sao Paulo zbuloi se tre të katërtat e banorëve të Manaus ishin infektuar me Covid gjatë fazës së parë të pandemisë.

Varianti Brazilian karakterizohet edhe nga transmetueshmëria e lartë.

Nga analiza  e të infektuarve javët e fundit doli se në fillim të janarit 87 % e tyre ishin prekur nga (P.1), ndërsa në shkurt arriti në 100%, shkruajnë mediat e huaja.

Por përveç kësaj studiuesit besojnë se midis 100 qytetarëve të infektuar vitin e kaluar, 25 deri në 65 prej tyre mund të jenë ri-infektuar nga varianti Brazilian.

/abcnews.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Borussia M’Gladbah u përballë me Borussia Dortmund, me këta të…