Studimi: Toka përmban rreth 1 miliardë ton diamante

04 janar 2021 | 00:54

Diamantët aq të rrallë dhe të shumëkërkuar nuk janë kaq të pakët sa e mendonim në Tokë.

Sipas një studimi, në Tokë mund të ketë rreth 1 miliard ton diamante, të cilat fshihen shumë thellë, 160 kilometra nën sipërfaqen e tokës.

Kjo thellësi deri më tani konsiderohet si e paarritshme, pasi maksimumi i shpimeve të bëra në tokë ka arritur deri në 12 kilometra.

Për ta kuptuar më saktë se ku mund të gjenden këto minerale të çmuara duhet t’u referohemi pllakave tektonike.

Pllakat tektonike përbëjnë ndarjen mes litosferës (pjesës së sipërme të tokës e përbërë nga korja dhe manteli i ngurtë) dhe pjesëve të tjera që konsiderohen si enigmë.

Sipas studimit të ri, shkencëtarët vlerësojnë se pjesët më të thella, të quajtura “rrënjë kratonike”, të kratoneve të tilla mund të përbëhen nga 1 për qind deri në 2 për qind diamante.

Duke marrë parasysh vëllimin e përgjithshëm të rrënjëve kratonike në Tokë, ekipi llogarit se rreth një miliard miliardë ton diamante janë shpërndarë brenda atyre shkëmbinjve antikë.

Në sipërfaqen e Tokës ato pak diamante që mund të gjejmë arrijnë përmes vullkaneve të quajtura “oxhaqe kimberlite” të cilat janë gjetur në kufijtë e rrënjëve kratonike, si në disa pjesë të Kanadasë, Siberisë, Australisë etj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FDA ka arritur në përfundimin se vaksinat Moderna dhe Pfizer…