Stuhi e breshër në Gjermani, shkulen çatitë e shtëpive

23 qershor 2023 | 20:20

Ditët e ngrohta me diell ja lanë vendin stuhive me shira të rrëmbyer dhe erërave të dhunshme në disa lande të Gjermanisë, teksa shërbimi kombëtar i motit paralajmëroi për rrezikun e tornadove dhe një breshëri ekstrem në vazhdën e motit të ngrohtë që vendi po shijonte prej javësh.

Lëvizja e një fronti me presion atmosferik të ulët-  dhe prania e ajrit të turbullt dhe të nxehtë subtropikal, shkaktuan kushte atipike, sqaruan ekspertët gjermanë të meteorologjisë. Autoritetet e transportit në qytetin e Kasselit, në landin qendror të Hessen pohuan se lëvizjet e autobusëve dhe trenave u ndërprenë nga stuhia dhe se ishte e paqartë se kur shërbimet do t`i rikthehen normalitetit.

Trenat në distanca të gjata nuk kanë lëvizur me mes qyteteve të Frankfurtit dhe Hanoverit, dhe Berlinit e Hamburgut, tha agjencia federale gjermane e hekurudhave, e cila pohoi se ka pasur disa pasagjerë të bllokuar gjatë natës. Po në Hessen, era shkuli çatitë e disa shtëpive në qytetin Waldeck am Edersee, sipas një zëdhënësi të policisë.

Në veri të landit, pati raportime për pemë që ranë mbi makina të parkuara, për bodrume të përmbytura dhe ndërtesa që pësuan dëme nga një breshër gjigand. Sipas ekspërtëve, ky front i presionit të ulët po lëviz nëpër Europë, dhe para Gjermanisë kishte kaluar në Spanjë e Francë. Ky sistem thonë ata, bart një  “ajër shumë të lagësht dhe të nxehtë” nga zona e Mesdheut, duke lëshuar sasi më të mëdha shiu se zakonisht në zonat ku kalon. Shirat e rrëmbyer çuan në  përmbytje katastrofike në Ahr të Gjermanisë në vitin 2021, duke marrë atëherë 134 jetë njerëzish.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka realizuar marsh kondicional…