Stuhia shkatërron një kamp të emigrantëve në Bosnje e Hercegovinë

17 nëntor 2019 | 17:43

Një stuhi në Bosnje e Hercegovinë ka përfshirë një kamp të improvizuar në Vucjak ku po qëndronin emigrantët që kanë synim vendet e Bashkimit Evropian.

Shumë emigrant brenda kampit afër kufirit me Kroacinë kanë kërkuar ndihmë dhe strehim pas reshjeve të shiut dhe stuhisë së madhe.

“Të lutem më ndihmo. Unë jam njeri, jo kafshë, më ofro strehim”, kishte thënë Kamran Han, emigrant nga Pakistani për agjencinë e lajmeve “Associated Press”.

Kasif Pervez, po ashtu nga Pakistani, ka thënë se nuk ka pasur asnjë ndihmë nga autoritetet apo organizatat që ofrojnë ndihmë.

Kampi është mbushur me ujë dhe mbeturina derisa emigrantët po tentojnë të rregullojnë tendat dhe përmes zjarrit të ndezur po tentojnë të ngrohen.

Një ditë më parë, Mjekët pa Kufij kanë thënë se kampi i improvizuar nuk i plotëson as nevojat bazike të jetesës, duke theksuar se është një “vend i rrezikshëm dhe jonjerëzor”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i fëmijëve të braktisur çdo vit po shkon duke…