Suarezi arrin marrëveshje me Atleticon

21 shtator 2020 | 16:12

Sulmuesi Luis Suarez është jashtë planeve të Barcelonës dhe i duhet të gjente patjetër një ekip të ri gjatë kësaj merkatoje vere.

Lojtari lidhej me një transferim të mundshëm te Juventus, por gjithçka u bllokua si pasojë e dokumentacionit. Tashmë, Suarez po vazhdon negociatat me skuadrën rivale të Barcelonës, Atletico Madrid dhe ka nj akord në parim.

Sipas ‘Mundo Deportivo’, Atletico ka marrëveshje me Suarezin dhe ata duan t’i japin atij dy vite kontratë dhe ta bëjnë sulmuesin e tyre. Suarezit i mbetet që të gjejë pajtueshmëri me Barcelonën, kurse Atletico duhet të largojë nga skuadra Diego Costën nga ekipi për të liruar hapësirat në majën e sulmit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Obiliqit ka ndihmuar me të holla 38 gra…