Suarezi: Nuk festoj nëse shënoj në ‘Anfield’

07 maj 2019 | 11:53

Luis Suarez kthehet në “Anfield”, si kundërshtar, dhe ndoshta shumë tifozë do ta presin keq. Nuk është armik, përkundrazi, por goli i festuar si i çmendur në Barcelonë dhe grindjet me disa lojtarë të Liverpoolit kanë nervozuar shumë tifozë të “The Reds”.

Megjithatë, sulmuesi uruguaian pret që tifozët ta duartrokasin, të paktën shumica e tyre: “Për atë që i kam dhe këtij klubi, mendoj se shumica e tifozëve do më duartrokasin. Kush ndihet mirë nëse më fishkëllen, nuk ka problem. Unë i jam mirënjohës këtij klubi, mendoj se kam dhënë kontribut për ta kthyer në Ligën e Kampionëve dhe kam kujtime të shkëlqyera këtu. Në Liverpool ka lindur një nga fëmijët e mi, aty ka shkelur për herë të parë në një stadium dhe kaq mjafton”.

Suarez shpjegon arsyen e festimit: “Kemi vuajtur shumë, eliminimi i vjetshëm na dhemb ende. Nuk ishte një festim kundër Liverpoolit, por për rëndësinë e një goli që kishte vlerë të madhe. Nuk shënoj prej 3 vitesh jashtë fushe në Ligën e Kampionëve, por nëse shënoj në ‘Anfield’, nuk do të festoj. Kam respekt maksimal për Liverpoolin dhe ashtu si bëra me Ajaxin në një ndeshje në Groningen, nuk do të festoj as në Liverpool”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se Kosova në…