Suedia e Kosovare Asllanit kualifikohet në finale të Lojërave Olimpike

02 gusht 2021 | 17:00

Suedia ka arritur të kualifikohet në finale të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”.

Futbollistet suedeze mposhtën Kombëtaren e Australisë me rezultat 1-0, ndërsa golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Fridolona Rolfo në min e 46’.

Në këtë ndeshje 90 minuta luajti futbollistja nga Kosova, Kosovare Asllani që është njëra ndër protagonistet kryesore të Suedisë.

Në finale suedezet do të përballen me Kandanë që mposhti SHBA-të 1-0.

Ndërsa për medaljen e bronztë do të luajnë SHBA-të dhe Australia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kritikuar…