Sule: Një gabim të kushton në Bayern

21 janar 2019 | 14:27

Niklas Sule ka fituar “betejën” me Jerome Boateng dhe tani është një titullar i padiskutueshëm i mbrojtjes së Bayernit.

Në një intervistë për medien gjermane “Sport1”, 23-vjeçari flet hapur dhe thotë se kjo vjen si rezultat i paraqitjeve të mira që i janë dhënë.

“Kam pasur mundësinë që të luaj shumë ndeshje. Jam shumë i lumtur me çfarë kam bërë. Mendoj se kam fituar besimin e të gjithëve dhe gëzoj mbështetjen e të gjithëve në klub. Te Bayerni duhet të luash mirë në çdo ndeshje. Të gjithë lojtarët janë të dubluar. Nëse luan një ose dy ndeshje të dobëta, je menjëherë jashtë formacionit”, ka thënë Sule.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkarkohet nga detyra Klodian Gradeci, drejtor i Operatorit të Sistemit…