Sulm masiv gjatë natës mbi Ukrainë, Biden: Qëllimet e Putinit nuk kanë ndryshuar, ai duhet ndalur

29 dhjetor 2023 | 23:49

Rusia ka ndërmarrë gjatë natës një sulm masiv mbi disa qytete të Ukrainës. Raketa dhe dronë u lëshuan mbi Kiev dhe qytetet e tjera si Kharkiv, Lviv, Odessa, Dnipro dhe Zhaporizhzhia.

Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës, Andriy Kosti, tha se 12 persona janë vrarë dhe dhjetëra janë plagosur.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka bërë me dije se nga sulmi i fundit mbi Ukrainë, kuptohen fare qartë objektivat e Vladimir Putin, e për rrjedhojë do duhet të ndalet sa nuk është vonë. Sipas tij, Putin ka për qëllim që zhdukë Ukrainën, por thekson se kjo nuk do të ndodhë.

“Brenda natës, Rusia kreu sulmin më të madh ajror kundër Ukrainës që nga fillimi i luftës” dhe kjo “i kujton botës se, pas gati dy vjetësh lufte shkatërruese, objektivat e Putinit mbeten të pandryshuara. Ai dëshiron të fshijë Ukrainën dhe të nënshtrojë popullsinë e saj. Duhet të ndalet”, tha Biden.

Nga ana tjetër, Britania do të dërgojë rreth 200 raketa të mbrojtjes ajrore në Ukrainë. Këtë e bëri të ditur vetë ministri britanik i Mbrojtjes, Grant Shapps, pas valës së re masive të sulmeve ruse në vend.

“Londra po lëviz me shpejtësi për të forcuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës pas sulmeve ajrore të përgjakshme të Putinit. Qindra raketa të mbrojtjes ajrore të prodhimit britanik do të dërgohen për të siguruar që Ukraina të ketë atë që i nevojitet për të mbrojtur veten nga bombardimet barbare nga Putin,” shkroi Shapps në X.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përgatitjet për Vitin e Ri kanë filluar. Qytetarë të shumët…