Sulm me raketë mbi kolonën me civilë në Zaporizhzhia, mbi 23 të vrarë

30 shtator 2022 | 11:58

Mbi 23 persona janë vrarë dhe 28 tjerë janë plagosur pasi një raketë ka goditur kolonën me civilë në regjionin jugor në Zaporizhzhia në Ukrainë.

Nga kjo goditje është formuar krater i madh afër veturave dhe kjo tregon ashpërsinë e sulmit.

“BBC”-ja ka raportuar për dhjetëra civilë të vrarë, me valixhe dhe pallto të shpërndara në vendin e ngjarjes.

Kurse një zyrtar lokal pro-rus fajësoi Ukrainën për këtë sulm.

Kolona është sulmuar në orët e hershme të së premtes përderisa ata po shkonin në zonën e pushtuar ruse për të marrë të afërmit e tyre dhe të dërgojnë ndihmë humanitare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Në vendlindjen e Tij në Zajaz, Udhëheqësi i…