ALI AHMETI PËRBALLË PARAARDHËSVE TË DJEGUR E TË SHKRUMBUAR TË FISIT TË TIJ

30 shtator 2022 | 11:57

Ismet Sylejmani

Në vendlindjen e Tij në Zajaz, Udhëheqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti, përballë eshtrave të nxjerrë nga dheu i të vrarëve dhe të masakruarve shqiptarë nga familja dhe fisi i Tij!

Ngjarje makabër e ndodhur pas vitit të madh dhe të lavdishëm kombëtar, hakmarrje e krajlëve serb, menjiherë pas shpalljes së Pavarësisë së shtetit shqiptar në vitin 1912!

Trupat e tyre u hodhën të djegur dhe të sakatosur në pusin pranë shtëpisë së lindjes të Ali Ahmetit!

Ishte e njohur dhe dihej saktë nga të parët, se afër shtëpisë së lindjes, të themeluesit të ardhshëm të tri Ushtrive Çlirimtare dhe të partisë politike shqiptare të dalur nga Ushtria Çlirimtare Kombëtare, Bashkimi Demokratik për Integrim e Ali Ahmetit, në pusin ku pinin ujë familja e fisi i Tij, ishin hedhur mbi 60 burra të vrarë nga pushtuesit serbë!

Mbetjet mortore të tyre në fillim të tetorit të vitit 2016 u bë e mundur të nxirreshin dhe të zhvillohej një ceremoni e dhimbshme dhe tragjike kombëtare, pra siç shihet nga foto, ishin nxjerrë mbi dheun e Atdheut, trupat e të vrarëve dhe të të masakruarve e te djegurve shqiptar!

Fotoreportazhi me fotografinë e Ali Ahmetit në mes, nga ajo ngjarje e dhimbjes dhe tragjedisë së madhe kombëtare dhe e rikujtesës historike të popullit shqiptar në trojet e lashta stërgjyshore në Maqedoninë e Veriut, është dëshmi shumë e madhe, se sa shumë vuajtje e dhembje historike ka pasur dhe bartë mbi supe ky bir i madh dhe i papërseritshëm i Kombit tonë!

Edhe kjo foto historike, është dëshmi, se Ali Ahmeti nuk është sikur të tjerët, askush nuk mund të qëndrojë i palëkundur e stoik sikur Ai, të drejtojë e të marri vendime të mëdha e të vështira në shërbim të popullit e Atdheut, sikur Ai!

Prishtinë, 29 Shtator 2022!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori Mesut Ozil ka vendosur t’u japë fund problemeve në…