Sulm në një tramvaj në Holandë

18 mars 2019 | 11:47

Policia holandeze ka raportuar për disa persona të plagosur pas të shtënave me armë zjarri në qytetin Utreht, raporton “Sky News”.

Bazuar në faqen “AD”, sulmuesi i dyshuar ka nisur sulmin në një tramvaj para se të largohet nga skena ku ka ndodhur incidenti.

Sheshi rreth stacionit të tramvajit është rrethuar nga autoritetet dhe shërbimet e emergjencës kanë arritur në këtë zonë.

Të shtënat është thënë të kenë ndodhur rreth orës 10:45 sipas kohës lokale.

Sipas autoriteteve, tre helikopterë janë nisur në skenën e të shtënave.

Policia ka kërkuar që të lirohen rrugët, në mënyrë që ekipet e emergjencës të arrijnë më shpejt. /Rel/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike…