Sulm tek zyrat e revistës “Charlie Hebdo”, plagosen katër persona në Paris

25 shtator 2020 | 13:30

Katër persona janë plagosur në një sulm me thikë në afërsi të zyrave të revistës satirike “Charlie Hebdo” në Paris, ka njoftuar policia franceze, shkruan Sky News.

Siç raporton Associated Press, në vendin e ngjarjes kanë dalë një numër i madh i policëve në pjesën lindore të Parisit, në afërsi të stacionit të metrosë Richard Lenoir, transmeton Telegrafi.

Kordoni i policisë është vërejtur, ku gjithashtu është raportuar se një pako e dyshimtë është parë në afërsi të vendit ku ka ndodhur sulmi.

Në anën tjetër, policia ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin, e burime të Reuters kanë bërë të ditur se dy nga viktimat janë në rrezik për jetë.

Kujtojmë që një grup ekstremistësh radikal patën sulmuar zyrat e “Charlie Hedbo” në vitin 2015, ku humbën jetën 12 persona.

Ende nuk dihen motivet e këtij sulmi apo nëse mund të ketë ndonjë lidhje me “Charlie Hebdo”, që ka vazhduar aktivitetin në një pjesë tjetër të qytetit francez.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i OVLUÇK-së, Hysni Gucati, është arrestuar nga policia e…