Sulm vdekjeprurës kundër civilëve afganë

17 prill 2018 | 10:52

Së paku gjashtë civilë janë vrarë në provincën Ghor të Afganistanit, kanë bërë me dije zyrtarët afganë.

Iqbal Nezami, zëdhënës i policisë provinciale, ka thënë se katër civilë të tjerë janë plagosur.

Të gjitha viktimat janë hazaras – pakicë shiite që sulmohet shpesh nga ekstremistët sunitë.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup, por edhe talibanët, edhe militantët e Shtetit Islamik janë aktivë në provincën Ghor.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zinedin Zidane i ka thurur elozhe mesfushorit Isco, duke thënë…