Sulmet e talibanëve vrasin ushtarë dhe gra afgane

07 gusht 2018 | 11:58

Katër ushtarë afganë janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur në një sulm të militantëve talibanë në provincën Farah në Afganistan, ka njoftuar një zyrtar lokal.

Zëdhënësi i provincës, Mohammad Naser Mehri, ka thënë se sulmi ka nisur në orët e vona të 6 gushtit dhe ka vazhduar deri në mëngjesin e ditës tjetër.

Forcat ajrore afgane janë njoftuar për aktin dhe nga sulmet ajrore janë vrarë 19 luftëtarë talibanë dhe janë plagosur 30 të tjerë ka thënë Mehri, raporton “Rel”.

Ndaras sulmit, në një tjetër përleshje mes militantëve dhe trupave afganë në provincën Logar, kanë vdekur katër gra dhe janë plagosur katër fëmijë.

Pavarësisht pretendimeve, ende nuk ka pasur ndonjë deklaratë nga talibanët për këto sulme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pranuar të…