Sulmet ndaj naftës saudite sjellin rritjen më të madhe të çmimit që nga viti 1991!

16 shtator 2019 | 13:21

Një sulm ndaj Arabisë Saudite që mbylli 5% të prodhimit global të papërpunuar shkaktoi rritjen më të madhe të çmimeve të naftës që nga viti 1991, pasi zyrtarët amerikanë fajësuan Iranin.

Burime të informuara për operacionet e ndërmarrjes shtetërore të naftës “Saudite Aramco” i thanë “Reuters”, se mund të duhen muaj që prodhimi i naftës saudite të kthehet në normalitet. Vlerësimet e mëparshme kishin sugjeruar se mund të duheshin javë.

Çmimi i naftës është rritur me 19 %, por vendet furnitore u shprehën se ata do të lehtësonin situatën pasi kishin rezerva të mjaftueshme të depozituara për të kompensuar mungesën.

Shtetet e Bashkuara kanë lëshuar imazhe satelitore dhe cituan inteligjencën për të mbështetur pretendimin e saj se Irani ishte prapa sulmeve në objektet kryesore të naftës saudite, shkruan “scantv”.

Sulmi ndaj sauditëve destabilizon rajonin tashmë të paqëndrueshëm, dhe cilësohet si një “shkelje e gabuar e ligjit ndërkombëtar”.

Lëvizja rebele, Houthi ka marrë përsipër ngjarjen ku u shprehën se forcat e saj dërguan 10 drone drejt objekteve dhe që atëherë kanë paralajmëruar për sulme të mëtejshme.

Ndërkombëtarë nga e gjithë bota kanë folur për incidentin dhe se presin të gjendet shkaktari i vërtetë.

Arabia Saudite nuk është vetëm eksportuesi më i madh i naftës në botë, ai ka një rol unik në treg si vendi i vetëm që mund të rrisë ose ulë prodhimin e tij me miliona fuçi në ditë për të mbajtur tregun të qëndrueshëm.

Një ndërprerje e gjatë mund të destabilizojë potencialisht ekonominë globale, përjashtuar superfuqitë botërore të cilat kanë rezerva të projektuara për periudha afatgjatë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren ka vlerësuar…