Sulmohet drejtori i Inspektoratit në Komunën e Pejës

16 nëntor 2019 | 13:57

Leotrim Murtezaj, drejtor i Inspektoratit në Komunën e Pejës është sulmuar fizikisht nga disa persona gjatë ditës së djeshme.

Drejtori Murtezaj është sulmuar nga pronari i diskotekës “Arturs”, Ardian Qelaj dhe një tjetër person të cilët ndodhën në arrati pasi po kërkohen nga policia e Kosovës.

Drejtori Murtezaj ka kërkuar ndihmë mjekësore. Mësohet se Murtezaj ka qenë se bashku me inspektorin e ndërtimit Mentor Beqiri dhe dy persona tjerë në një bar duke pirë kafe, ku fillimisht ka filluar edhe sulmi verbal në mes të Qelajt dhe inspektorit të ndërtimit, për të përfunduar me rrahjen e kryeinspektorit.

Leotrim Murtezaj, drejtor i Inspektoratit në Komunën e Pejës ka thënë për lajmi.net se ky akt është sulm ndaj inspeksionit komunal, derisa ka treguar ecurinë e ngjarjes.

“Kam qenë bashkë me një inspektor të ndërtimit dhe dy kolegë të tjerë komunal. Kanë ardhur disa persona, të cilët kanë pasur probleme ligjore me inspektoratin e ndërtimit. Mandej, kohën e fundit kemi pasur probleme ligjore me ta edhe për shkak të mbylljes së diskotekës së tyre. Komuna e pat marrë këtë vendim pasi nuk lejohet diskotekë në zonën urbane. Pra, ne jemi ballafaquar verbalisht pak me ta në të kaluarën. Ata duke konsideruar se ne ua kemi bërë qëllimisht, kanë ardhur dje dhe kanë provokuar. Fillimisht na gjuajtur me fjalë e pastaj më kanë sulmuar mua me gota të birrës dhe pastaj fizikisht. Për shkak të lëndimeve trupore kamë kërkuar ndihmë mjekësore”, ka thënë për lajmi.net drejtori Murtezaj. Lajmi.net ka mësuar se në lokal ka pasur kamera dhe është regjistruar e tërë ngjarja.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“I transformuar” dhe “pa presion” – kështu do të duket…