Sulmohet një infermier i Spitalit të Mitrovicës nga pesë persona

05 dhjetor 2022 | 11:30

Një infermierë në spitalin e përgjithshëm të Mitrovicës “Dr. Sami Haxhibeqiri” është sulmuar mëngjesin e sotëm nga pesë persona.

Në reagimin e këtij spitali është thënë se personat që e kanë sulmuar fizikisht infermierin F.M, kanë qenë në ndikim të alkoolit.

“Në oborrin e spitalit kanë ardhur 5 qytetarë të cilët kanë qenë nën ndikim të alkoolit dhe kanë kërkuar nga infermieri që të dal jashtë objektit te spitalit për t’i dhënë shërbim pacientit, ku, infermieri ka refuzuar dhe ka thënë qe pacienti duhet të sillet në repart qe paraprakisht të kontrollohet nga doktori kujdestar. Pas refuzimit te infermierit për të dal jashtë objektit ai është sulmuar fizikisht”, është thënë në reagim.

Spitali i Mitrovicës e ka dënuar ashpër sulmin fizik ndaj çdo punëtori shëndetësor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës ka vlerësuar se…