Sulmohet seksualisht një i mitur në Prishtinë

28 qershor 2023 | 09:03

Policia e Kosovës ka njoftuar se një i mitur në Prishtinë është sulmuar seksualisht.

Rasti ka ndodhur të hënën në ora 23:00.

“Prishtinë 26.06.2023-23:00. Më 27.06.2023 viktima mashkull  kosovar – i mitur, ka raportuar se me datën e cekur është sulmuar seksualisht nga një person i panjohur”, thuhet në raport.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tetë persona janë vrarë, duke përfshirë tre fëmijë, nga një…