Sulmohet seksualisht shtetasja e Moldavisë në Han të Elezit

04 gusht 2022 | 13:01

Një shtetase e Moldavisë raportohet të jetë sulmuar seksualisht nga një burrë në Han të Elezit.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, teksa i dyshuari është arrestuar nga njësitet policore.

Kurse me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.

“Më 03.08.2022 ankuesja femër shtetase e Moldavisë ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar seksualisht viktimën femër shtetase e Moldavisë. Lidhur me rastin njësitë policore kanë arrestuar të dyshuarin dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se Kosova ka…