Sulmoi fizikisht dhe seksualisht nënën e tij, arrestohet një person në Pejë

08 gusht 2022 | 15:46

Një person është arrestuar në Pejë pasi që i njëjti ka sulmuar seksualisht dhe fizikisht nënën e tij, e gjithashtu ka sulmuar fizikisht edhe fqinjin e tij.

Sipas njoftimit nga policia, dyshohet se viktimë e dhunës familjare dhe sulmit seksual ishte nëna e personit të arrestuar, ndërsa lëndimet i ka pësuar një fqinj (familjar) i cili ka ndërhyrë në rast.

Rastin për medie e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Driton Rugova.

“Sot policia është informuar se në rrugën ‘Adem Mala’ në Pejë ka ndodhur një rast i dhunës në familje. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është raportuar nga familjarët se i dyshuari, sipas mjekëve me probleme të shëndetin mendor, ka pas dhunë familjare dhe sulm seksual. Pastaj dëshmitari-familjar, ka ndërhy, por i njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe është hapur rasti lëndim i lehtë trupor”, ka thënë Rugova.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë…