Sulmuesi i Milanit sfidon veten, zhytet në borë i zhveshur (Video)

14 janar 2021 | 03:31

Sfidat ndaj vetes të Zlatan Ibrahimoviç nuk kanë të ndalur.

Sulmuesi suedez provoi edhe njëherë se nuk i trembet asnjë dukurie natyrore, madje as borës.

39-vjeçari e ka treguar këtë përmes një video në rrjetet sociale, ku është zhytur thuajse totalisht nudo në dëborën e ftohtë.

Sulmuesi i Milanit aktualisht është jashtë fushave për shkak të një dëmtimi muskulor dhe vendosi të provojë një krioterapi të improvizuar në oborrin e tij.

Zlatan doli nga shtëpia e tij i veshur vetëm me të mbathura, ​​u ndalua dhe la veten të binte në borë.

Komenti i tij në rrjetet sociale gjithashtu referonte paraqitjet e tij të ardhshme në festivalin e muzikës Sanremo, të cilin ai e riemërtoi Zanremo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tom Hanks do të drejtojë programin televiziv special për të…