Superfuqitë dhe pozicioni ynë!

23 shtator 2022 | 12:15

Shkruan: Arben Dashevci, njohës i çështjeve të sigurisë

Viti 2022 filloi mjaft furishëm dhe turbullt, sepse u shfaqen rreziqe që e destabilizuan botën mbarë.

Kriza globale tek ne po vije pashmangshëm sepse luftërat janë gjendje jo normale dhe krijojnë kriza, luftën nuk e do asnjë njeri me gjendje mendore normale, ne kemi pasur këtë përvojë të hidhur dhe nuk e dëshirojmë kurrë më!

Por i’a që lufta ndonjëherë vjen si imponim kur një shtet sulmon një shtet tjetër sovran e të pavarur në kufijtë e vet, me arrogancë dhe duke mos kursyer asgjë që i del përpara, është fjala pra për shembullin tipik të Ukrainës, që thjesht lufta i’u imponua duke u cenuar territori dhe mirëqenia fizike.

Janë bërë tash më 8 muaj që nga invazioni Rus në Ukrainë dhe dita ditës luftimet po ashpërsohen e po bëhen shumë të rrezikshme edhe për paqen globale në tërësi, kemi destabilizim global ekonomik e të sigurisë.

Filloj më 24 shkurt të vitit 2022 dhe po e citoi presidentin e superfuqisë botëtore Shteteve të Bashkuara të Amerikës Z.Joe Biden, ai thotë :”Na pret një luftë e gjatë dhe duhet të përgatitemi”, nga kjo thënie nxjerrim nënkuptimin bukfalë dhe e them me bindjen e kriminalistit se sikur uji i kristaltë është e qartë se botës i cenohet siguria globale, kjo nuk do absolutisht asnjë elaborim tutje.

Kjo luftë prodhon kriza ekonomike, energjetike, inflacion në çmime, shporta me produktet bazë do këtë ngritje deri 60%, kjo nënkupton se ne si Shtet duhet të marrim masa që të ballafaqohemi dhe jo sikur në muajin Dhjetor ajo fraza e njohur na zuri dimri në befasi”, jo është Dhjetori mik, nuk është Korriku!

Çka nënkuptojmë me Superfuqia Globale?

Superfuqitë globale, supermacit: Janë ato vende të cilit resurset e veta ekonomike dhe ushtarake arrijnë t’i sigurojnë për një kohë të gjatë pozitë dhe janë hapa para në vallen botërore të ndikimit, duke përfshirë ndikim të rëndësishëm në politikën ndërkombëtare, rendin botërorë  multilateral, rendin e ri biopolar, etj.

Kriteret për përcaktimin e një vendi si superfuqi globale, nuk janë të njëjta.

Qasja dominante niset nga fuqia ekonomike dhe ushtarake, posaçërisht sasisë që posedojnë në armatimin bërthamor, pastaj nga madhësia e hapësire mbi të cilën ushtrojnë kontroll, ndërsa si kriter shtesë ndonjëherë përmendet edhe popullimi i atij territori.

Pas luftës së dytë botërore, statusin e superfuqive e fituan SHBA dhe BRSS (Bashkimi Sovjetik), të cilat botën e ndanë në dy sfera interesi.

Me shkatërrimin e komunizmit mbas vitit 1989, kur SHBA mbetët superfuqi e vetme në kuptimin klasik, për s’arsye merr emrin Mbrojtësi i demokracisë , vjen deri tek ridefinimi i doktrinës mbi gjithëfuqishmërinë dhe prezencen-gjithëkund të superfuqive.

Periudha e gjatë e bipolaritetit, veçanërisht për shkak të integrimit të Evropës pra krijimit të BE (Bashkimit Evropian) dhe forcimit të vendeve aziatike, zëvendësohet me parimin e multipolaritetit, që nënkupton rendit botërore multipolar kështu që në superfuqi fillojnë të numërohet edhe Kina dhe Japonia.

Mungesa e “palës tjetër” e solli SHBA- në në situatë, që të gjitha problemet ndërkombëtare, për ditë e më shumë ti zgjedh në bashkëpunim me shtetet tjera, kjo vërehet në luftën e Gjirit Persik, në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe së fundi ndërhyri si Superfuqi në rastin e Kosovës!

Ne nuk duhet ta harrojmë asnjëherë faktin se jemi projekt ndërkombëtar me vulën Amerikane, shtetit dhe fillet e para të shtetit tonë i ka deklaruar Xhorxh Bush (Senior), me thënien e tij të famshme: “Mos e prek Kosovën sepse ju bombardojmë”.

Kjo përkrahje e ShBA-ve vjen duke u intensifikuar nga demokrati Bill Klinton, i cili e ka përfunduar amanetin e presidentit paraprak në vitin 1999 në bashkëpunim të ngushtë me kryeminstrin Tony Blair / Britani e Madhe, Gjermaninë, Italinë, Turqinë dhe të tjerët, pra asnjëherë, pa i harruar asnjëherë edhe të tjerët që na ndihmuan.

Politika e përkrahjes nga ShBA e vazhdon Xhorxh W Bush në vitin 2007 në Fushë Krujë të Shqipërisë dhe deklarata e tij e famshme e cila i parapriu Pavarësisë së Kosovës (17 shkurt 2008) duke potencuar: “ka ardhur koha e pavarësisë dhe pavarësia e Kosovës është realitet sot.

Kemi tash një President (Joe Biden) që e kishte të birin e ndjerë në mision në Shtetin tonë, ai e donë vendin tonë dhe këtë e ka  shprehur hapur në kohën sa ishte zëvendës President.

President Biden në vizitat e tij në vendin tonë, ka një lidhshmëri emocionale dhe këtë e ka bërë edhe si ish-senator në kohën e luftës në Kosovë në vitin 1999 duke protestuar me ngulm për lirin e vendin tonë si e drejtë themelore universale.

Për këtë duhet të jemi krenar dhe kur nuk duhet ta harrojmë që SHBA-të janë aleati ynë kryesore strategjik dhe më i rëndësishëm se çdo aleat tjetër botërore, pastaj vijnë me radhë vendet mike si Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Turqia, Italia, etj etj.

Ne momentalisht nga vitit 2013 jemi në bisedime për njohjen reciproke me Serbinë, kjo çështje është e rëndësishme dhe ne duhet të përfundojmë njëherë e përgjithmonë këtë dialog maratonik dhe monoton, por alternativë tjetër nuk kemi, marrëveshja duhet ndodhur me ndihmën e SHBA-ve dhe ndërmjetësimin e Gjermanisë dhe Francës si palë e dytë.

Jemi në vitin 2022 një vit i cili krijoj pasiguri  dhe rreziqe të mëdha, duhet të mos harrojmë që ne kemi probleme të mëdha me Serbin fqinje, ata dislokojnë gjithë arsenalin luftarak afër kufirit tonë, thjeshtë ata nuk ndalen së provokuari situatën.

Ne si shtet gjithmonë dhe gjithherë do jemi vigjilent në nivelet maksimale dhe në koordinim te plotë me aleatët ndërkombëtarë,  dhe  fjalën kryesore e ka Shteti legjitim dhe instancat  legjitime të Shtetit.

Fati ynë nuk është më jetim sepse kemi forcat tona legjitime ushtarake, policore e politike.

Serbia vepron në koordinim me planin Rus, ndërsa ne me aleatët pra me SHBA, NATO dhe BE-në 24/7.

Problemet Sociale

Dimri tek po vije dhe ende nuk janë shfaqur problemet me energji e pastaj rëndesat tjera jetësore.

Nuk jemi të vetmit që do të ballafaqohemi me kriza, por për dallim me të tjerët jemi me fat dhe , fati ynë historik është aleanca me ShBA-të kjo na qetëson.

Ne jemi popull me fat, kemi shumë fat që partner kryesorë e kemi SHBA-në dhe ne historikisht kemi ditur të vlerësojmë mikun që na është bërë krah atëherë kur armiqtë dëshiruan asimilimin e zhdukjen tonë totale nga faqja e dheut, mirëpo me SHBA-në e qëndresën tonë identitare UÇK-në e cila dha premisat e vullnetit gjithë popullor për liri e pavarësi, sot jemi strehë e demokracisë në Ballkanin perëndimorë.

Rreziku social e ekonomik, na godet e na dobëson  si gjithë Botën mbarë, por rimëkëmbja nuk bëhet vetëm sepse kemi miq ndërkombëtare afër, ne duhet të kemi strategjinë tonë për dalje nga kriza.

Gjithashtu është nevojë urgjente të futemi në organizatat ndërkombëtare si BE, NATO, OKB.

Dhe në fund: ShBA-të janë palca dhe shtylla kurrizore për paqen në Ballkan.

Zoti e ruajt Republikën e Kosovës

Mitrovicë 23.09.2022

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me të marrë fjalën ministri i Financave, Hekuran Murati në…