Superkupa e Evropës do të drejtohet nga ky gjyqtar

15 shtator 2020 | 17:20

Anglezi Anthony Taylor do të drejtojë finalen e Superkupës së Evropës në mes Bayern Munchen dhe Sevillas, e cila do të luhet në 24 shtator në Budapest, Hungari.

UEFA komunikoi së fundmi se 42-vjeçari do të vendosë drejtësinë midis fituesve të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës.

Anthony Taylor ka gjykuar 259 ndeshje të Premier Ligës, ndërsa në kompeticionet evropiane ka dhënë verdikt në 22 ndeshje të Ligës së Kampionëve, 19 të Ligës së Evropës, 2 ndeshje në Ligën e Kombeve dhe 7 miqësore ndërkombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndikimi i krizës së pandemisë së virusit korona COVID-19 ka…