Fiton edhe Prishtina, titulli vendoset të dielën

15 maj 18:03

Feronikeli dhe Prishtina kanë shënuar fitore ndaj Llapit dhe Trepçës ’89, kurse fitores i është gëzuar edhe Flamurtari që e mposhti Dritën. Ndërsa ndeshja në mes Drenicës dhe Ballkanit përfundoi baras.

————————————–

Kanë përfunduar pjesët e para në katër ndeshjet e Superligës. Kryendeshja në Podujeve në mes Llapit dhe Feronikelit përfundoi 1-1, kurse Drenica dhe Drita po fitojnë si vendas ndaj Ballkanit, përkatësisht Flamurtarit. Ndeshja e vetme që u mbyll pa gola është në mes Prishtinës dhe Trepçës ‘89.

—————————————

Kanë filluar katër ndeshjet e javës së parafundit në IPKO Superligën e Kosovës në futboll. Derbi i kësaj xhiro është duke u zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë në mes Llapit dhe Feronikelit. Ndeshje interesante po zhvillohet edhe në kryeqytet në mes Prishtinës dhe Trepçës ‘89.

IPKO Superliga (live)

FT: Llapi – Feronikeli           1-3

Ka ardhur goli i parë në ndeshjen derbi Llapi-Feronikeli. Është skuadra mysafire që ka kaluar në epërsi 0-1, në minutën e 18-të. Yll Hoxha ka kromuar për Arbër Prekazin, i cili realizoi më kokë për 0-1.

Vjen edhe goli i dytë në derbin Llapi-Feronikeli. Vendasit barazojnë rezultatin në 1-1, autor i golit është Festim Alidema nga penalltia.

Feronikeli sërish kalon në epërsi ndaj Llapit. Në minutën e 55-të, Mendurim Hoti realizoi për 1-2.

Feronikeli është afër fitores në derbin ndaj Llapit, pasi Kastriot Rexha ka shënuar gol për rezultatin 1-3.

Feronikeli e ka fituar ndeshjen ndaj Llapit (1-3), e cila u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Pas kësaj fitore skuadra e “Niklit” e ruan pozitën e parë në renditjen tabelore me 77 pikë të grumbulluara. Llapi tashme ka humbur shpresat për titull dhe ndeshjen e fundit e zhvillon në kryeqytet ndaj Flamurtarit.

FT: Prishtina – Trepça ’89   3-0

Pjesa e parë në kryeqytet nuk solli gola, por në fillim të pjesës së dytë, Mankenda e ka kaluar Prishtinën në epërsi ndaj Trepçës ’89 (1-0).

Prishtina është në rrugë të duhur për të shënuar fitore ndaj Trepçës ’89. Skuadra “bardhekaltër” ka shënuar edhe golin e dytë në minutën e 67-të, kurse golashënues sërish është Khalid.

Mario Morina ka shënuar golin e tretë për Prishtinën, në minutat shtesë.

Ashtu si Feronikeli, sot fitore ka shënuar edhe skuadra e Prishtinës, e cila e mposhti pa ndonjë problem skuadrën e Trepçës ‘89 (2-0).

 

FT: Drita – Flamurtari          1-2

Drita ka kaluar në epërsi ndaj Flamurtarit. Në minutën e 20-të, Klajdi Burba ka realizuar për 1-0.

Flamurtari pas një dominimi në pjesën e dytë arriti të shënon golin e barazimit. Autor i golit është Shend Kelmendi (60).

Në minutën e 71-të, Flamurtari ka arritur të kalon në epërsi ndaj skuadrës se Dritës 1-2, kurse golin e ka shënuar Agron Bruqi, pas një rivënie nga këndi.

Ka përfunduar ndeshja në Gjilan, kurse fituese doli skuadra e Flamurtarit me rezultat 1-2 ndaj Dritës. Pas kësaj fitore, skuadra kuqezi thuajse e ka siguruar mbetjen në Superligë. Drita në anën tjetër mbetet e pashqetësuar në pozitën e katërt.

FT: Drenica – Ballkani          1-1

Drenica ka kaluar në epërsi në minutën e 41-të. Hysen Tahiri ka shënuar në portën e skuadrës se Ballkanit.

Në minutën e 60-të u shënua goli i dytë në ndeshjen Drenica – Ballkani. Blend Baftiu e shërbeu për mrekulli Jetmir Topallin, i cili barazoi shifrat në 1-1.

Drenica dhe Ballkani kanë ndarë pikët në ndeshjen e zhvilluar në Skenderaj (1-1). Të dyja skuadrat janë afër sigurimit të mbijetesës.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Inovacioni dhe teknologjia po zhvillohen në një ritëm të shpejtë,…