Sveçla dhe Arifaj takohen me përfaqësuesit e Postës e Kosovës

18 nëntor 2021 | 15:44

Përfaqësuesit e Postës së  Kosovës, kanë pritur në takim sot ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, si dhe zëvendësministrin e Ministrisë së Ekonomisë Mentor Arifaj.

Në takimin me ministrin, Sveçla dhe zevendësministrin Arifaj, morën pjesë kryesuesja dhe dy drejtorë të Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve, si dhe U.d. krye shefja ekzekutive e Postës së Kosovës.

“Në një atmosferë miqësore janë shqyrtuar mundësitë e  zgjerimit të bashkëpunimit në mes dy institucioneve, me fokusim të veçantë të lehtësimit në përmbushjen e të gjitha kërkesave dhe nevojave të qytetarëve. Në emër të Postës së Kosovës, U.d kryeshefja ekzekutive e siguroi Ministrin se do të mbetemi të përkushtuar, që të gjithë qytetarëve të ju qëndrojmë pranë me ofrim cilësor të të gjitha shërbimeve që ofron PK Sh.A. Ndërkaq, ministri Sveçla u zotua se për këtë përkushtim të Postës, do të mbetet një përkrahës i vazhdueshëm i saj”, thuhet në njoftimin e Postës së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati i Popullit i Republikës së Kosovës ia ka refuzuar…