Sveçla, kërkesë Gjermanisë për pasaporta / Çitaku: As luftë e as pandemi nuk ka

08 janar 2023 | 11:06

Për shkak të mungesës së materialit për t’u pajisur me pasaporta, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka kërkuar nga shteti i Gjermanisë që të lejojë hyrjen e qytetarëve të Kosovës që u ka skaduar pasaporta.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e cila ka thënë se po ka dëshirë të besoj se kjo deklaratë nuk është e vërtet.

“Po lexoj raportime në media se ministri Sveçla paska bërë kërkesë që të lejohet hyrja e shtetasve të Kosovës në Gjermani, me pasaporta të skaduara. Shumë po kam dëshirë me besu që nuk është e vërtetë. Në gjendje të jashtëzakonshme nuk jemi. As luftë e as pandemi nuk ka. Këtë punë e ka qeveria. Me mbledhë taksa dhe me ofru shërbime. Fjalimet mediokre filozofike nuk kryejnë punë në qeverisje”, ka shkruar në “Facebook” Çitaku.

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Shqetësuese për Odën Ekonomike të Kosovës mbetet numri i madh…