Sveçla: Ky akt kriminal duhet të dënohet ashpërsisht nga faktori ndërkombëtar

15 qershor 2023 | 10:15

Kryeministri Albin Kurti së bashku me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, kanë mbajtur konferencë për medie pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ku morën pjesë autoritetet e institucioneve të sigurisë, drejtësisë dhe financave të Kosovës, pasi një ditë më parë, tre zyrtarë të Policisë së Kosovës u kindapuan nga forcat serbe në veri të vendit.

Sveçla në këtë konferencë i ka quajtur “akte kriminale” veprimet e Serbisë, duke thënë se “rrëmbimi i policëve është një incident jashtëzakonisht i rëndë”.

“Ky akt kriminal duhet të dënohet ashpërsisht nga faktori ndërkombëtar sepse përfaqëson një shkelje të rëndë dhe shfaq edhe njëherë fytyrën e vërtetë të Serbisë”, tha Sveçla, duke bërë thirrje “urgjente për lirimin e policëve”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dren Kryeziu do të vazhdojë karrierën e tij me Malishevën.…