Sveçla pret në takim ambasadorin e Katarit, flasin për investimet në fushën e sigurisë

23 shkurt 2024 | 15:58

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim ambasadorin jorezident të Shtetit të Katarit në Kosovë, Jabor Ali Hussein Al Hawashela Al Dosari.

Ministri Sveçla e njoftoi ambasadorin Al Dosari për mandatin e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe prioritetet në sundimin e rendit dhe ligjit, administratës shtetërore efikase dhe shërbime për të gjithë qytetarët pa dallim.

Në takim u diskutua edhe për situatën e sigurisë dhe përkushtimin e institucioneve tona për të garantuar siguri dhe stabilitet në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Në anën tjetër ambasadori Al Dosari shprehu mbështetjen e plotë të shtetit të Katarit në ngritjen dhe forcimin e institucioneve tona dhe gatishmërinë për shkëmbimin e përvojave më të mira mes zyrtarëve tanë.

Me theks të veçantë palët diskutuan edhe për potencialin dhe mundësitë e investimit në fushën e sigurisë në Republikën e Kosovës.

Ministri Sveçla dhe ambasadori Al Dosari u dakorduan për bashkëpunim të ngushtë dhe konkret mes ministrive të shteteve tona.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian (BE) ka prezantuar paketën e re të sanksioneve…