Sveçla: Sulmet terroriste të Serbisë duhet të përballen me reagim të ashpër të komunitetit ndërkombëtar

27 qershor 2023 | 17:24

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Kosova është subjekt i sulmeve të vazhdueshme e të njëpasnjëshme nga ana e Serbisë, e cila po e rrit dozën e agresionit ndaj shtetit tonë.

“Me granata të prodhimit serb, kriminelët e Vuçiqit sulmuan institucionet shtetërore të Kosovës. Mbrëmjen e djeshme ndërtesa e Komunës së Mitrovicës së Veriut ishte shënjestër e një sulmi terrorist, nga i cili u dëmtuan dhe vetura zyrtare që gjendeshin pranë objektit. Tendenca e Serbisë për ngritje të gatishmërisë së saj për sjellje kriminale dhe terroriste ndaj Kosovës, është dëshmi e rradhës e synimeve të saj destruktive”, ka shkruar Sveçla në “Facebook”.

Ai ka thënë se Serbisë duhet t’i shtohet presioni në mënyrë që ajo të mos jetë element destabilizues jo vetëm ndaj Kosovës, por edhe ndaj vendeve fqinje në rajon.

“Këto sulme terroriste duhet të përballen me reagimin e ashpër të komunitetit ndërkombëtar”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka bërë me dije se nesër do…