Syla: Sot në ‘Trepçë’ u morën të gjitha veprimet e nevojshme

22 janar 2019 | 18:00

Drejtori i Bordit të “Trepçës”, Ardian Syla, me të marr lajmin për djegien e trafos në minierën e Stantërgut, doli menjëherë në vendin e ngjarjes, së bashku më bordin dhe menaxhmentit e kësaj ndërmarrje.

Ai ka thënë se në saje të bashkëpunimit me të gjitha institucionet emergjente, si dhe me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, kanë arritur që të nxjerrin të gjithë minatorët nga horizontet, e që sipas tij, të gjithë janë mirë sa i përket gjendjes shëndetësore.

Postimi i plotë i Sylës në profilin e vet në “Facebook”:

Sot, rreth orës 11:00 morëm informatën që në trafostacionin 110 kv që është në pronësi të “Trepçës” ndodhi një avari si pasojë e së cilës mbeti pa energji elektrike ndërmarrja “Trepça”, si dhe pjesa më e madhe e qytetit të Mitrovicës.
Në mungesë të energjisë elektrike, u pamundësua lëvizja e ashensorit dhe si rrjedhojë 110 minatorë të ndërrimit të parë në minierën e Stantërgut, si dhe 10 studentë të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”, mbetën përkohësisht të ngujuar në minierë.
Menjëherë pas lajmit për avarinë në trafostacionin, Bordi Mbikëqyrës dhe Menaxhmenti dolëm në vend të ngjarjes dhe ndërmorëm të gjitha veprimet e nevojshme duke ftuar të gjitha institucionet e sigurisë siç janë: Çeta e Shpëtimit të “Trepçës”, Policia e Kosovës, Inspektorati i Punës dhe Minierave, si dhe Zjarrfikësit.
Pas sigurimit të energjisë alternative dhe aktivizimit të ashensorit filloi nxjerrja e minatorëve nga miniera dhe rreth orës 14:50 doli grupi i parë prej 29 personash.
Në orën 15:40 përfundoi i tërë procesi i nxjerrjes së minatorëve.
Fatmirësisht, të gjithë minatorët janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Gjithashtu, vlen të potencohet se në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, ndërmorëm të gjitha masat për të siguruar energji alternative për funksionimin e pompave të ujit, në mënyrë që të parandalohet përmbytja e minierave.
Me fat!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Granit Xhaka është një ndër lojtarët më të rëndësishëm në…