Sylvinho: Lojtarët janë në ankth, Brojës iu mohua një penallti

26 mars 2024 | 11:04

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho pas ndeshjes miqësore ndaj Suedisë, që përfundoi 1-0 për vendasit.

“Lojtarët janë pak në ankth pasi 23 prej tyre do të shkojnë në Evropian. Kemi bërë një rrugëtim shumë të mirë, duke u kualifikuar me ndeshje të mira. Duhet të jemi të kënaqur e të lumtur që jemi kualifikuar në Evropian. Asani dhe Bajrami kishin një rol të dyfishtë nga krahët. Kjo skuadër është e re, lojtarë si Asllani, Mitaj që po marrin eksperiencë. Ne e pamë që Muçi mund të bënte më shumë ,të ishte një sulmues në këtë rast. Kemi edhe lojtarë të rinj si Muçolli e Hoha që janë në fillimet e tyre e mund të japin shumë për Kombëtaren”, ka thënë Sylvinho.

“Ky është momenti për të vlerësuar lojtarët, rezultati është i rëndësishëm, por jo më i rëndësishmi. Sot bëmë një tjetër paraqitje nga ajo me Kilin. Mund ta kishim merituar fitoren. Sot provuam diçka ndryshe për të arritur te goli. Kishim shpejtësinë e Brojës, nje penallti që na u mohua, e vështirë kur luan pa VAR pasi ja si shkojnë gjërat. Shpejtësia e Brojës ishte shumë e rëndësishme. Balliu ka luajtur disa ndeshje me ne, ndaj Moldavisë nuk ka qenë pasi ishte i dëmtuar. Ka marrë minutat e tij”, ka deklaruar Sylvinho.

“Lojtarët kanë një atmosferë dhe konkurrencë të shëndetshme. Tani kthehen në klubet e tyre dhe kanë 2 muaj kohë për t’u përgatitur. Normal kanë pak tension apo ankth për listën por ky është futbolli. Raporti që ata kanë me stafin është shumë i mirë. Kemi punuar shumë në këtë pjesë, gjerat thuhen në sy dhe kështu kemi krijuar një marrëdhënie të shëndetshme me të gjithë. Jam i trishtuar për fatin që nuk fituam apo barazuam. Nuk kam çfarë t’i them lojtarëve për atë që bënë në fushë. Luajtëm me zemër dhe tifozët e bënë të ndiheshim si në shtëpi. Duhet t’u transmetojmë shpirtin dhe zemrën në fushë”, ka shtuar Sylvinho.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Florida, fëmijët nën moshën 14 vjeç do të ndalohen…