Sytë e natës

15 nëntor 2020 | 22:48

Nata ka marrë bojën e vetë
Ku ta shtroj dhimbjen se di
Duhet nxjerr çarçafët e nuses
Ata me aromë molle herake.

Tashmë është shtruar terrina
Dritat kanë ndezur sytë e natës
Çdo gjë shihet fytyrë zverdheme
Asgjë të lëvizë krahët e fluturave
Ngjtur në murin karshi dhembjes.

Çfarë të bëhet me shpirtin e sosur
Është natë dhe agu është larg
A thua vallë, deri të nesërmën
Do ngjiten qiellit fluturat e shpirtit.

Valbona R. Hadri
15.11.2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll është treguar e pafat në…