‘Syzet populiste’ të Qeverisë

25 nëntor 2021 | 15:03

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës se po përdor ‘syze populiste’ për shumë procese.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se për krejt të kaluarën e vendit qeveria po i përdore këto syze.

Sipas tij, në këtë mënyrë ekzekutivi nuk po jep vlerësime të drejta për shumë procese.

“‘Syzat populiste’ të Qeverisë. Nëse paskemi rritje ekonomike kaq të madhe sikundër pretendon Qeveria sot, si ka mundësi që për këtë rritje nuk ju paska pengu e kaluara e këtij vendi ‘e keqe me tona të këqijat’ siç trumbeton kjo Qeveri pa ndal. Për çdo ngecje, dështim apo gabim sot, Qeveria aktuale ka përgjigje alaminut ‘s`mund t’i përmisojmë ne për pak muaj gabimet e juaja për shumë vite’. Mos more. E keqja është se, edhe për krejt të kaluarën e vendit tonë edhe për gjendjen ekonomike sot ju keni ‘syza populiste’ dhe as nuk shihni mirë dhe as nuk jepni vlerësim të drejtë”, ka shkruar Abdullahu.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trupi i shoferi të dytë të autobusit që u aksidentua…