Szunyogu takon përfaqësuesit e komuniteteve: Roli i pakicave në zbatimin e marrëveshjes së Ohrit, vendimtar

27 mars 2023 | 17:36

Ambasadori i Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Tomas Szunyogu  është takuar të hënën me përfaqësues të pakicave për të diskutuar rolin dhe mbështetjen e tyre në implementimin menjëhershëm, siç ka thënë ai të marrëveshjes për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Takova sot përfaqësues të komuniteteve joshumicë nga Kuvendi i Kosovës dhe Qeveria për të diskutuar rolin dhe mbështetjen e tyre për zbatimin e menjëhershëm të Marrëveshjes në rrugën e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe funksionimin e Kuvendit”, ka shkruar ai në “Twitter”.

Më tutje, Szunyogu, është shprehur se roli i pakicave është vendimtar për demokracinë në Kosovë, si dhe rrugën Evropiane

“Përfaqësuesit e komuniteteve pakicë janë pjesë e rëndësishme e strukturës politike të Kosovës dhe luajnë një rol vendimtar përfaqësues në demokracinë e Kosovës. Kontributi i tyre në arritjen e progresit në rrugën e integrimit të Kosovës në BE është i domosdoshëm”, ka shkruar Szunyogu.

Kujtojmë se marrëveshja e 18 marsit e dakroduar në Ohër, parasheh edhe rregullim të ri të komuniteteve në Kosovë, me theks të veçantë, neni 7 i cili parasheh “vetmenaxhimin” e komunitetit serb.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Republika e Kosovës tash e një kohë nuk ka kryeprokuror.…