Tabela pas xhiros së 32-të: Vushtrri me mundësi të madhe për të bërë hapin vendimtar drejt Superligës
Gara për inkuadrim në elitën e futbollit tonë po bëhet gjithnjë e më interesante, sidomos pas përfundimit të disa prej ndeshjeve të xhiros së 32-të që u zhvilluan sot. Me rezultatet e fundit, tabela ka marrë një pamje mjaft kompetitive, duke e bërë çdo ballafaqim të mbetur përcaktues për fatin e sezonit.
Për Vushtrrinë, dita e nesërme sjell një nga sfidat më domethënëse të këtij sezoni. Vushtrriasit do të jenë mysafirë të Trepçës në stadiumin “Riza Lushta”. Duke pasur parasysh që Vushtrria aktualisht ka një ndeshje më pak se rivalët e tjerë në kreun e tabelës, ky ballafaqim shihet si një mundësi e artë për të konsoliduar pozitën e liderit në Raiffeisen Ligën e Parë.
Tabela pas ndeshjeve të sotshme konfirmon se lufta për dy vendet e para (hyrja direkte) dhe zonën e barazhit është më e hapur se kurrë. Janë plot gjashtë skuadra që janë matematikisht dhe realisht pretendente për këto pozita:
Feronikeli 74 dhe Dinamo (68 pikë)
Vëllaznimi (67 pikë)
Vushtrria (66 pikë – me një lojë më pak)
Liria (65 pikë)
Trepça ’89 (64 pikë).




