Tadiqi: Në fund të nëntorit ose fillim të dhjetorit mund të nënshkruhet marrëveshja Kosovë-Serbi

08 nëntor 2022 | 14:18

Ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, ka thënë se pret që në fund të këtij muaji apo në fillim të dhjetorit të arrihet një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Tadiqi ka thënë se Vuçiq një marrëveshje të tillë do ta shes sikur fitore, megjithatë sipas ish-kreut të shtetit serb një marrëveshje e tillë “do të kërcënonte interesat serbe” në Kosovë.

“Në fund të këtij muaji ose në fillim të muajit të ardhshëm, pres një marrëveshje që do të paraqitet sikur të ishte fitore, por që në fakt automatikisht do të kërcënojë dramatikisht interesat tona legjitime në Kosovë”, ka shkruar ai në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të…