Tahiri: Anulimi i mbledhjes së dy qeverive, e dobëson Kosovën

13 qershor 2023 | 22:35

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka komentuar anulimin e mbledhjes së përbashkët të qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Tahiri ka thënë se anulimi i kësaj mbledhje, e dobëson Kosovën.

“Lajmi për anulimin e takimit në mes të dy qeverive pa asnjë dyshim e dobëson Kosovën dhe njëkohësisht na tregon se sa serioze është situata aktuale në vend, përditë e më keq!”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e tij në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti rus, Vladimir Putin tha të martën se Rusia po…