Tahiri: Bizneset vendore dhe të huaja shumë shpejt do ta kenë një adresë unike të drejtësisë

18 prill 2019 | 14:07

Nën drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë si udhëheqëse e procesit të Rishikimit funksional të sektorit të sundimit të ligjit është mbajtur sot Konferenca mbi Drejtësinë Komerciale që në fokus kishte diskutimin për të bërit biznes dhe ndikimin që ka sundimi i ligjit në ambientin e biznesit në përgjithësi.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se argumentet themelore rekomandojnë themelimin e një gjykate komerciale si adresë unike që do ta adresojë zbatimin e ligjit në fushën e të bërit biznes, si dhe synimet për avancimin e profesioneve të lira ligjore në drejtim të efikasitetit në këtë fushë.

Ndërsa, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Skundër Çoçaj, ka vlerësuar se kjo perspektivë tashmë është duke marrë formë edhe nga kontributi i akterëve të tjerë dhe është një nga alternativat serioze për materializimin e të cilave do të angazhohet edhe sistemi gjyqësor.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fiona Hill, këshilltarja e presidentit amerikan, Donald Trump ka udhëtuar…