Tahiri: Dialogu me Serbinë jotransparent

19 korrik 2021 | 15:41

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mostransparencë në dialogun me Serbinë.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ai ka deklaruar se qytetarët nuk dinë asgjë se çka do të bisedon Kurti në takimin e sotshme me presidentin serb në Bruksel.

“Ky dialog Kurtin po e përcjellë me mos transparencë, pra qytetarët nuk dinë asgjë se çka do të bisedon Kurti ne takimin e radhës me Vuqiçin. Rreziku ekziston që për herë të parë Kosova të kthehet pala e pa arsyeshme”, ka deklaruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben…