Tahiri: Donika Gërvalla është turpi i diplomacisë së Kosovës

06 maj 2021 | 11:46

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, i është kundërpërgjigjur kryediplomates Donika Gërvalla, e cila në seancën e sotme të kuvendit ka thënë Specialja nuk është e instaluar nga Serbia, por nga deputetët e PDK-së.

Tahiri ka thënë se këto qëndrime të ministres Gërvalla janë si të zyrtarëve serbë.

Ai ka thënë se kryediplomatja duhet të kërkojë falje për këto qëndrime.

“Sot na e dëshmove që Republika e Serbisë nuk ka më nevojë që të merret me Republikën e Kosovës, sepse të ka përfaqësuese ty në Kosovë. Ti je turpi i diplomacisë së Kosovës. Sot me dal edhe me thanë që Gjykata Speciale nuk u bë prej Serbisë është turpi më i madh për qytetarët e Kosovës. Sot dil dhe kërkoj falje qytetarëve të Kosovës, sepse ajo gjykatë është bërë me faktet e rrejshme dhe të sajuara nga Qeveria e Serbisë. Dil dhe kërkoju falje qytetarëve dhe atyre që janë atje të akuzuar, sepse kjo gjykatë është bërë prej njerëzve me dëshmi sikur ju”, ka thënë Tahiri.

Ai ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që ta shkarkojë Donika Gërvallën nga pozita e ministres së Punëve të Jashtme

“Sot nuk ka nevojë Daçiq me fol, sepse është Donika Schëarz – se atë mbiemrin tjetër  po më vjen marre me ta përmend – me dal me fol për krimet që janë bërë në Kosovë. Ti në vend se me dal sot me i përmend viktimat, civilët, dhunimin që ka ndodhur në Kosovë ti del e flet me sajimet e Beogradit. Ti sot më shumë ngjason me përfaqësuesen e Republikës së Serbisë në Kosovë, me ambasadorin e Republikës së Serbisë në Kosovë, sesa me Ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës”, është shprehur Tahiri.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetët e opozitës kanë lëshuar sallën e Kuvendit të Kosovës.…