Tahiri: Forca Llapi!  

12 maj 2021 | 14:39

Ish-zëvendëskryeministri dhe kandidati për kryetar të Podujevës nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri e ka vizituar skuadrën e Llapit në prag të ndeshjes finale të Kupës së Kosovës në futboll ndaj Dukagjinit, e cila zhvillohet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Tahiri ka thënë se Kupa në Llap, nderon brezat, sakrificën e kujtimin për shumë njerëz që me shpirt e zemër kanë kontribuuar për ekipin që është edhe identitet.

“Para finales së Kupës së Kosovës, i urova fat ekipit për të cilin rrahin zemrat e tifozërisë llapjane. Ky klub, si vetë emri, ka rrugëtuar pandashëm me Llapin e llapjanët. Me ngjyrat e tij kanë nisur hapat, duke bërë historinë legjenda, Fadil Vokrri, e kanë shtuar krenarinë me Fevzi Ramën, e gjeneratat e arta të futbollistëve. Kupa në Llap, nderon brezat, sakrificën e kujtimin për shumë njerëz që me shpirt e zemër kanë kontribuuar për ekipin që është edhe identitet.  Uroj familjen Batatina, që mes shumë sakrificave, mbajtën lart këto ngjyra, trajnerin Tahirin që mbeti pëherë luftëtar dhe vizionar në atë që beson, tifozët ‘Legjendat dhe 1932’ që janë shpirti e motivi, e gjithë llapjanët që nuk e ndalën kurrë pëkrahjen e brohoritjen për klubin që ju rrah fort zemra.  Forca ‘Llapi’, do të bëjnë histori, fitorja e juaj gravon një sukses të ri, për t’i bërë të ndrisin përsëri vitet e arta”, ka thënë Tahiri.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka rënë dukshëm numri i pacientëve që po kërkojnë spitalizim…