Tahiri: Kandidimi i Veselit për kryeministër është shpresë për Kosovën

24 gusht 2019 | 11:12

Ministri i Drejtësisë dhe zyrtari i lartë i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se kjo parti është më e vendosur se kurrë për t’i ofruar vendit një qeverije progresive.

Tahiri nëpërmjet llogarisë se vet në “Facebook” se aktualisht, askush në skenën politike vendore nuk ka kredenciale e vullnet politik më të flaktë se Veseli për ta pastruar Kosovën nga keqqeverisja, nga korrupsioni e krimi i organizuar.

“Partia Demokratike e Kosovës është më e vendosur se kurrë më parë për t’i ofruar vendit një qeverisje progresive, në luftë të pa kompromis kundër krimit e korrupsionit dhe në partneritet me SHBA-të e Bashkimin Evropian. Mbështetja që Këshilli Drejtues i partisë i dha kandidimit për kryeministër të kryetarit Kadri Veseli, është dëshmi për secilën prej këtyre synimeve të mëdha. Aktualisht, askush në skenën politike vendore nuk ka kredenciale e vullnet politik më të flaktë se zoti Veseli për ta pastruar Kosovën nga keqqeverisja, nga korrupsioni e krimi i organizuar. Kandidimi i tij, është shpresë për të gjithë vendin dhe shpresë për ditët që janë para nesh”, ka shkruar Tahiri.

/Epoka e re/

Kadri Veseli, Kryeministri i ardhshëm i Republikës së Kosovës

Ky është një rrëfim i shkurtër për Kadri Veselin, Kryeministrin e ardhshëm të Republikës së Kosovës. Shikojeni dhe shpërndajeni!

Gepostet von Partia Demokratike e Kosovës – PDK am Freitag, 23. August 2019

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në dorëheqje dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka…