Tahiri kritikon projektligjin për KPM-në: Tendencë e qeverisë për t’i kontrolluar mediet

07 shkurt 2024 | 15:51

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar Projektligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM), i cili është miratuar të mërkurën në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal.

Ai ka vlerësuar se ky projektligj shihet si tendencë e qeverisë për të kontrolluar mediet.

Tahiri ka përmendur të gjitha shqetësimet që ka lidhur me këtë projektligji.

“Kjo iniciativë, në dhjetor të vitit të ka kaluar në qeveri, dhe se deri më tani kanë qenë disa reagime të organizatave profesionale duke përfshirë Këshillin e Mediave të Shkruara për adresimin e disa çështjeve të cilat kërkojnë përgjigje. Theksova se ky ligj ndryshon radikalisht mënyrën e rregullimit të mediave online, e i cili shihet si tendencë e qeverisë për të kontrolluar mediet. Aty ka qenë diskursi i cili ka ardhur i shkruar nga Këshilli i Mediave të Shkruara, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe personave tjerë që e njohin këtë temë”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Kulturës ka njoftuar se Janjeva së shpejti do…